top of page

Thirrje - Faza I e Projektit: “Biznese të Udhëhequra nga Vlerat

Business startup - Albania (opt2).jpg

ÇFARË ËSHTË? Ky është një projekt që synon t'ju pajisë juve me aftësi për të nisur një biznes të udhëhequr nga vlerat. Ky projekt përbëhet nga tre faza. Trajnimi në çdo fazë do jetë nga 4 ditë. 

 

Faza I do zhvillohet në Tetor 2019 dhe do t'ju japë baza të forta për të zhvilluar një koncept biznesi. Koha jonë sëbashku do të jetë aktive dhe praktike.

Fazën II, e cila do zhvillohet në Janar 2020, kandidatët e kualifikuar do të ftohen për të shkruar plan biznesi dhe financiar nën instruktimin dhe asistencën e trajnerëve amerikanë. 

Ndërsa Faza III dhe e fundit do të zhvillohet në Mars 2020. Ata që përfundojnë të tre fazat dhe kanë një plan biznesi financiarisht të zbatueshëm do të konsiderohen për financim.

 

KUR ZHVILLOHET FAZA E PARË?  Me 21, 22, 23 dhe 24 Tetor nga ora 17:00 deri në 21:00

 

KU? Salla e Konferencave - Urban Roots (afër Gardës) 

SA KUSHTON? 2 000 lekë për regjistrimin (mbulon një sanduiç dhe një kafe çdo ditë trajnimi)

SI MUND TË APLIKOJ? Aplikoni këtu për Fazën I. Do të jetë një numër i kufizuar pjesëmarrësish. Ju lutemi aplikoni deri me datë 14 Tetor 2019. Kandidatët e përzgjedhur do njoftohen me datë 16 Tetor, 2019. Nëse keni pyetje, komunikoni përmes e-mailit adenil@linkacross.org dhe numrit të telefonit 069 25 58 392.

KUSH PO E ORGANIZON? LinkAcross Albania 

APLIKONI SOT!

 

 

 

 

KUSH JANË TRAJNERËT AMERIKANË?

Christian Pinkston.jpg

Christian Pinkston

  • Themeluesi i një kompanie të suksesshme për marrdhëniet me publikun në Washington D.C.

  • Folësi i shpeshtë rreth komunikimit, risive dhe sipërmarrjeve

Ben Elder Photo (1).jpeg

Ben Gillihan

  • Shef Finance tek një kompani energjitike në Seattle

  • Mbi 20 vite eksperiencë në planifikim strategjikë, analizë financiare dhe marrëdhënie me klientët

John Hirt.jpg

John Hirt 

  • Mbi 40 vjet në udhëheqjen ekzekutive në një kompani të madhe çeliku në Çikago

  • Tani po punon si specialist trajnimesh në lidership për biznesmenët nëpër Amerikë.

bottom of page